Bytyqi: Do të publikohen emrat e kompanive që shkaktuan rritje artificiale të çmimeve

Qeveria do të publikojë listën e të gjitha kompanive që shkaktuan kërcimin artificial të çmimeve pasi shërbimet inspektuese të përcaktojnë nëse rritja e çmimit është reale, tha sot zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Ai tha se është bërë rritje artificiale e çmimit të produkteve të caktuara.
“E kam thënë edhe javën e kaluar se ka një rritje marramendëse dhe artificiale të çmimeve. Ja dy shembuj se pse e thash këtë.
Në vetëm dy ditë marzhi i fitimit për pastat nga një prodhues u rrit nga 4%, më 31 maj, në 72.5%, domethënë qytetarët paguajnë një marzh fitimi 65% më të lartë për pastat nga një prodhues”, shtoi Bytyqi.