Çabi Alonso: Nuk kemi ardhur në “Anfilld Roud” për turizëm
Liga e Kampionëve do të dhurojë një nga sfidat më të bukura të kësaj jave, atë mes Liverpullit dhe Bajer Leverkuzenit. Te skuadra gjermane drejton një emër i njohur për tifozët e “Anfield”, Çabi Alonso, që ka qenë dikur pjesë e ekipit që fitonte Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, këtë herë spanjolli vjen si kundërshtar dhe me objektiva të tjerë.
“Do të shohim pas ndeshjes se si ndihem. Do të ketë një moment për gjithçka, por kryesorja nuk jam unë. Janë lojtarët. Këtu nuk kam ardhur për turizëm, por jam fokusuar te ndeshja. Rivalët tanë janë në një moment të mirë, kryesojnë si në Ligën e Kampionëve ashtu dhe në Premier. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj, ndaj do të jetë një ndeshje e bukur. Për ne është një sfidë e madhe ardhja këtu. Liverpulli për momentin është një nga skuadrat më të mira, nëse jo më e mira në Europë. Ata po e tregojnë këtë gjë kudo që luajnë. Kanë një skuadër të mirë, trajner i mire dhe të luash në “Anfield”, është një sfidë e madhe. Ne e presim me padurim, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Çabi Alonso.