Çaçiq: Jemi favorit, por respektojmë FC Shkupin

Skuadra e Dinamo Zagrebit nuk ik nga roli i favoritit, në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë eiminatore të Ligës së Kampionëve, kundër FC Shkupit, ndonëse skudra nga Çairi në ndeshjen e parë në “Maksimir” u ndal në barazimin 2-2. Trajneri i “Bluve”, Ante Çaçiq, e respekton kampionin e Maqedonisë, por ka besim të madh në cilësitë e të përzgjedhurve të tij.

“Duke pasur parasysh pedigrenë e të dyja skuadrave, ne e pranojmë pa problem rolin e favorit. E respektojmë FC Shkupin, por arritjet në të kaluarën thonë se jemi më afër qëllimit. Kundërshtari në ndeshjen e parë të “Maksimirit” tregoi se është një ekip i mirë, por ne jemi gati. Synimi ynë është kualifikimi në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia dalë mbanë. Ne duhet të luajmë shumë më mirë se sa në ndeshjen e parë”, tha mes tjerash Çaçiq.

Ndeshja mes FC Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, do të zhvillohet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button