Çaçiq: Në raundin e tretë do të kalojë Dinamo Zagrebi

Trajneri i skuadrës së Dinamo Zagrebit, Ante Çaçiq, në një intervistë për “Sportske Novosti” ka thënë se ekipi i tij është ende favorit dhe do të luftojë për fazën tjetër në takimin e dytë që do të zhvillohet ndaj FC Shkupi në kryeqendrën e Maqedonisë.

“Kemi luajtur tre ndeshje, kemi fituar Superkupën, kampionatin e kemi nisur me fitore ndaj Lokomotivës, kemi luajtur baraz 2-2 me FC Shkupin. Nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse nuk e mundëm kampionin e Maqedonisë. Por kjo është vetëm pjesa e pare, sepse kemi edhe pjesën e dytë, atë të Shkupit. Është për t’u pritur që të kalojë ekipi më i mire në raundin e tertë dhe besoj se ne do të jemi atje. Sigurisht që kur shikon ndeshjen e parë, shikon tabelën e rezultateve dhe sheh që ka përfunduar në barazim”, tha strategu me përvojë i Dinamos.

Ndeshja e kthimit mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, do të luhet më 26 korrik në orën 21:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button