Çair 2030 “deklason” TFT-në në shtëpinë e vet dhe kap kreun e renditjes

Skuadra e Çair 2030 është lider i ri në Ligën e Parë të Basketbollit vendor, pasi që në derbin e javës së 7 -të mundi skuadrën e TFT-së në palestrën sportive “Kale” në Shkup, me rezultat 94-92. Në kohën e rregullt ndeshja u mbyll me rezultat 82-82, ndërsa në vazhdim prej 5 minutash, Cair 2030 shënoi 12 ndërsa TFT vetëm 10 pikë.

Fillimi i takoi skuadrës vendase, TFT-së e cila kishte epërsi të lartë në çerekun e parë pran rezultatit 21-11, si dhe në pjesën e parë të takimit pran rezultatit 44-31. Mirëpo basketbollistët nga Çairi nuk u pajtuan me këtë gjë dhe treguan lojë më të mirë në fillimin e pjesës së dytë dhe çerekun e tretë e fituan me rezultat 30-25, duke paralajmëruar kthimin e plotë. Në minutën e 35-të rezultati ishte 68-64, pas së cilës vendasit kërkuan pushim prej 1 minuti.  Mysafirët vazhduan me tempon e njëjtë arritën që të afrohen në një pike dieferencë dhe pastaj pasoi një periudhë e gidtjeve të suksesshme për 3 pikë nga të dy anët deri në barazimin 82-82.

Në vazhdim basketbollistët e Çairit dominuan terenin dhe vazhdimisht ishin në epërsi duke siguruar fitoren e 6-të në këtë sezon dhe u ndalur në vendin e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe TFT, që shijoi me këtë rast disfatën e parë në këtë sezon. Te Çairi 2030, tre basketbollist shënuan më shumë se 20 pikë – Rolins me 28 pikë, Kirk me 24 dhe Mofit me 21 pikë, ndërsa te vendasit më efikas ishte Darin Govens me 31 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button