Çair 2030 prish festën e kthimit të Feniks 2010 në palestrën e vet në Maxhari

Basketbollistët e Çair 2030 shënuan fitoren e tretë sezonale, duke mundur Feniks 2010 me rezultat 71-81, në kuadër të javës së 9-të të Superligës.

Kjo ndeshje shënoi rikthimin e Feniksit në shtëpinë e tyre, në sallën e re të rinovuar sportive të shkollës “Naum Naumovski Borçe” në lagjen Maxhari, të Shkupit, por ishin mysafirët nga Çairi që ia prishën festën e madhe.

Çair 2030 e hapi më mirë përballjen, duke kaluar në epërsi me 7-15 dhe duke treguar një lojë më të mirë në parket. Epërsia e ekipit nga Çairi kaloi edhe kufirin dyshifror (10-24), ndërsa periudha e parë përfundoi me rezultat 15-24. Në çerekun e dytë, Feniksi u afrua në “minus gjashtë”, por më pas mysafirët ishin sërish më të mirë dhe shkuan në pushim me rezultat 33-46.

Në fillim të pjesës së dytë, Çair 2030 kaloi në epërsinë më të lartë, 33-50, por më pas pati sërish një rënie të përqendrimit. Basketbollistët vendas u përpoqën të rikthehen, duke arritur në 50-53, por më pas sërish u ndalën. E njëjta situatë u përsërit në çerekun e fundit. Çair 2030 i zmbrapsi të gjitha sulmet e vendasve dhe arriti një fitore të rëndësishme.

Lojtarët më të mirë në kampin fitues ishin Bilingsli me 22 dhe Çatman me 18 pikë. Te Feniksi u dalluan Nia dhe Rahama me nga 16 pikë secili.

LEXO EDHE:

Back to top button