Çairi bëhet me pishinën e parë shkollore: Noti obligativ për mbi 1800 nxënës
Hapet në Çair pishina e parë shkollore, projekt i Komunës së Çairit, Qeverisë dhe Ministrisë së Sportit. Kreu i Çairit Izet Mexhitit tha se nga viti i ardhshëm shkollor, noti do të jetë pjesë e obligueshme e programit për nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta që përfshijnë rreth 1800 fëmijë. Këtë pishi, siç njoftoi Mexhiti do të mund ta shfrytëzojnë edhe klubet e notit që zhvillojnë aktivitete në Komunën e Çairit.
“Ky investim është 1 milionë euro, e ndihmuar nga Qeveria, bashkarisht me ministrinë e Sportit . Kjo është pishina e parë që prej sot është në funskion, ndërsa e dyta e kemi punuar ne oborrin e shkollës “7 marsi”, dhe mendojmë se me këto dy pishina do të jenë mjaftueshëm për kapacitetet për fëmijet e Çairit. Po investojmë të shëndeti po investojmë tek fëmijet. Prej vitit të ardhshëm, diku 1800 fëmijë vetëm klasa e pestë dhe e gjashtë do e kenë edhe në program shkollor edhe të obligueshëm notin. Po ashtu ka filluar iniciativa edhe për klubet e notit që kane funksionuar në pishinat në qytet, tashmë do jenë edhe në komunën e Çairit,” deklaroi Izet Mexhiti, Kryetar i Çairit. /Alsat.mk








