Çakmaku më i çmuar në botë, më i shtrenjtë se një Ferrari

Çakmaku më i çmuar në botë, më i shtrenjtë se një Ferrari

I bërë me 400 gram ar të ngurtë dhe zbukuruar me 152 safirë, Louis de Parme njihet si çakmaku më i shtrenjtë i purove në botë.

Një markë luksoze filloi të punojë në çakmakun me kërkesë të veçantë të Steven Hung, një miliarder nga Hong Kong me pasion për historinë franceze.

Klienti kishte kërkesa shumë specifike që e bënë të qartë se ky projekt mund të realizohej vetëm nga një projektues i veçantë me njohuri të kulturës dhe historisë franceze.

Gjashtë muaj, punoi një ekip prej 80 artizanësh për të prodhuar një vepër arti unike të denjë për titullin e ‘çakmakut më të shtrenjtë në botë’. Çakmaku i veçantë është projektuar si një kurorë mbretërore prej ari e ulur mbi një bazë dekorative.

Çakmaku u njoh shpejt nga Libri i Rekordeve Guinness si më i shtrenjti në botë i purove, duke komanduar një çmim tërheqës prej 500,000 dollarësh nga blerësi.

LEXO EDHE:

Back to top button