Mësohen se në cilën vazo do të jenë Kosova dhe Shqipëria në shortin e Ligës së Kombeve

Liga e Kombëve është gati të nis me sezonin e ri. Garë kjo që këtë herë do të lidhet me kualifikueset e “Euro 2028”, me skuadrat që arrijnë vendet e kanë të siguruar të paktën një vend në play-off.

Në garë janë edhe Kosova dhe Shqipëria, me “Dardanët” që janë në Ligën B dhe “kuqezinjtë” në Ligën C.

Një javë para shortit, janë vendosur edhe vazot se ku do të jenë të vendosura dy kombëtaret tona, me Kosovën që gjendet në vazon e katërt në Ligën B dhe Shqipëria në vazon e parë të Ligës C. Kujtojmë se shorti I Ligës së Kombëve, do të hidhet më 12 shkurt./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button