Caktohet ekipi i gjyqtarëve për përballjen Inter–Milan

Një tjetër derbi mes Interit dhe Milanit brenda pak ditësh, këtë herë në Serie A. Zikaltërit fituan derbin e fundit të Milanos në finalen e Superkupës së Italisë. Këtë herë, do të përballen në Serie A, ku Interi ndodhet në formë shumë të mirë, ndërsa Milani ka zhgënjyer. Për këtë përplasje të jashtëzakonshme, janë caktuar edhe emrat e gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë sfidën.

Davide Massa do të ketë detyrën delikatë të drejtojë derbin e Milanos, ndeshje e vlefshme për raundin e 21-të të Serie A, e planifikuar të dielën në mbrëmje në orën 20:45. Massa do të ketë si asistentë dyshen Bindoni dhe Imperale, ndërsa në VAR do të jetë Mazzoleni dhe Fabbri. Gjyqtar i katërt është caktuar Sozza.

Davide Massa ka gjykuar 24 ndeshje në total të Interit, ku 15 kanë qenë fitore për zikaltërit, 4 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa Milanin e ka gjykuar 17 herë në total. Kuqezinjtë kanë marrë 6 fitore, 7 barazime dhe 4 humbje kur arbitruar Massa./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button