Çalhanogllu, me më shumë gola nga penalltia në 10 Ligat më të mëdha

Skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Frosinones, falë golave të Dimarkos dhe Çalhanoglu. Mbrojtësi italian realizoi një eurogol nga një distancë e konsiderueshme, ndërkohë që mesfushori turk realizoi nga pika e bardhe e penalltisë.

Me realizimin e fundit, Dimarko u bë një nga dy mbrojtësit e vetëm në Top 5 Ligat Europiane, që ka shënuar të paktën dy gola dhe ka dhënë të paktën dy asistime në secilin nga katër sezonet e fundit (nga 2020/21 deri në 2023/24), mbrojtësi tjetër është Ashraf Hakimi.

Ndërkohë për sa i përket statistikave, një tjetër fakt interesant është se Çalhanoglu ka shënuar më së shumti gola nga penalltia në 10 Ligat më të mëdha Europiane 23/24 (5 deri më tani): Ai i ka kthyer në gol të 9 penalltitë që ka realizuar për Interin në Serinë A, duke u konfirmuar si një ekspert.

LEXO EDHE:

Back to top button