Capital T do të këndojë himnin e kuqezinjve në Euro 2024

Capital T do të këndojë himnin e kuqezinjve në Euro 2024

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian të futbollit.

Federata Shqiptare ka bërë me dije së fundmi se kombëtarja do të ketë një këngë që do t’i dedikohet asaj.

FSHF njoftoi përmes rrjeteve sociale se ky projekt titullohet “Albania” dhe është realizuar nga këngëtari Capital T.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Federata tutje thekson se projekti në fjalë përfaqëson identitetin tonë kombëtar dhe se do t’i shoqërojë kuqezinjtë përgjatë kësaj aventure.

Në ndërkohë himni i kuqezinjve do të publikohet më datë 30 maj.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të FSHF:

“Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button