Capital T jep lajmin e bukur mbi albumin e tij të ri, “Skulpturën”
Alsat
04.08.2020 23:00
Prej muajsh Capital T ka lajmëruar fansat se do publikojë albumin e tij të ri me një emër krejt të veçantë “Skulpturë”, që pritet të bëjë namin këtë verë. Albumi është i ndarë në dy pjesë dhe deri tani artisti ka publikuar vetëm pjesën e parë, e cila përbëhet nga 7 këngë: C’est la vie, DMP, Tu festu, Money, 600 PS, Flawless, Flex.
Kështu, me publikimin e këngës së fundit “C’est la vie”, e gjithë pjesa e parë ndodhet në platformat online dhe mund ta dëgjoni në çdo kohë.
Capital T ka publikuar pak minuta më parë një video në Instagram, ku shkruan se gjysma e albumit tashmë gjendet në çdo platformë digjitale, teksa ka paralajmëruar se së shpejti publikohet pjesa e dytë.
SKULPTURË the Album • PART 1 / tani mund ta gjeni në të gjitha platformat digjitale 🎶 link in bio… PART 2 • së shpejti… 🤍
Sakaq, pak dimë nga pjesa e dytë e albumit, që pritet të publikohet së shpejti dhe përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave bashkëpunime. Në një intervistë për “Prive” Capital T ka treguar se njëri prej bashkëpunimeve do jetë me Vig Poppën me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët në këngën “Pa cenzurë”.
Sakaq, ai ka treguar se do sjellë edhe një bashkëpunim me një artist ndërkombëtar, konkretisht bëhet fjalë për reperin grek Mente, dhe kjo na erdhi surprizë. Dy emrat e tjerë ai nuk i ka zbuluar, por ka treguar se do jenë me artistë meshkuj, ndonëse njëri prej tyre mesa kemi kuptuar është 2PO2.
Albumi nuk e ka ende një datë publikimi, por ne mezi po presim.