Çarls Oliveira, merr brezin e Nurmagomedovit

Çarls Oliveira është kampioni i ri i peshave të lehta “Lightëeight”, ndërsa deri te titulli në UFC, Oliveiras iu deshën më shumë se 10 vite. Oliveira nokautoi Majkëll Çandlerin, pas 19 sekondave në raundin e dytë në ngjarjen kryesore të “UFC 262”.

Atleti 31 vjeçar nga Sao Paollo fiton titullin e lënë bosh nga pensionimi i Khabib Nurmagomedov, i cili i dha fund karrierës, pasi mposhti Xhastin Gaetje në “UFC 254” dhe u pensionua pa asnjë humbje në karrierë. Nurmagomedov mbante titullin “Lightëeight” që nga prilli i vitit 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button