Carovska është pro mësimit me prezencë fizike, por për këtë vendos KSI-ja

Shkolla plotësisht të hapura, nga klasa e parë e deri në katërt me mësim fizik ndërsa të tjerët online si dhe një javë mësim në shkollë një javë nga distanca. Këto janë tre skenarët e mundshëm që po i shqyrton Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor nga shtatori. Ministrja Carovska tha se të gjithë dëshirojnë skenarin e parë por zbatimi i tij do të varet nga gjendja epidemiologjike dhe për të njëjtën do të vendos Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI).

https://www.youtube.com/watch?v=fPE2M_4KFkQ&feature=youtu.be

Të gjithë presim që gjendja gjatë periudhës së verës dhe në fillim të shtatorit të jetë e mirë, prandaj vlerësojmë që ky skenar do të jetë i zbatueshëm. Por, si ministri e Arsimit, në mënyrë që të mund të vendosim me përgjegjësi të gjithë sistemin për tërë vitin shkollor kemi përgatitur edhe dy skenarë. Njëra është si ajo e këtij viti, një pjesë e nxënësve, nga klasa e parë e deri në atë të katërt të mësojnë me prezencë fizike, të tjerët online në platformën nacionale dhe sigurisht të dorëzohen materialet për mësim. Kemi edhe skenarin e tretë, që tregon se mund të jemi në një situatë jo aq kritike për mbylljen e plotë për të pasur një ndarje në grupe, një javë një grup I nxënësve ndërsa javën tjetër grupi tjetër – deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Rikthimi i nxënësve në shkollë mund të rrezikohet edhe në rast se përqindja e mësimdhënësve të imunizuar kundër Covid19 është shumë e ulët. Edhe pse vaksinimi i mësimdhënësve nuk do të jetë i obligueshëm, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ditë më parë apeloi mësimdhënësit që të vaksinohen me qëllim që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike. Për shkak të pandemisë Covid 19 dhe në mungesës së kushteve për mësim nga distanca, viti I kaluar shkollor 2020/2021 filloi me një muaj vonesë, 1 tetor. Mësimin fizik e ndoqën vetëm nxënësit e klasës së parë deri në tretë ndërkohë të tjerët, duke përfshirë edhe ato në shkollë të mesme mësuan nga distanca.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button