Carovska: Nuk ka zhvendosje të pushimit dimëror, situata me KOVID-19 në shkolla është stabile

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka deklaruar sot se pushimi dimëror tre-javor për nxënësit do të jetë në periudhë të rregullt, sipas kalendarit të MASH-it dhe se nuk ka nevojë të zhvendoset pasi situata me KOVID-19 nëpër shkollat e vendit është ende stabile.

“Respektohen protokollet, mbrohet shëndeti publik, ndërsa nxënësit kanë kushte të përshtatshme për mësim në shkolla. Në skriningun e bërë nga Ministria e Shëndetësisë rezultoi se situata është stabile. MASH mbledh çdo ditë të dhëna nga të gjitha shkollat dhe rastet aktive të COVID-19 te nxënësit me prezencë fizike në shkolla nuk e kaluan asnjëherë 0.3 për qind. Kjo tregon për stabilitetin e situatës dhe se interesimi më i lartë i fëmijëve për momentin është të jenë në shkollë”, deklaroi Carovska.

LEXO EDHE:

Back to top button