CAS përgjysmon ndalesën për Rusinë

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka mbështetur sanksionet e vëna, për shkak të dopingut ndaj Rusisë, duke ua pamundësuar atletëve të këtij shteti garën me flamurin rus.

Megjithatë, kjo gjykatë ka përgjysmuar periudhën e ndalesës në dy vjet për dallim nga katër sa ka qenë deri më tani. Gjykata me bazë në Lozanë, ka njoftuar për këtë vendim më 17 dhjetor, duke thënë se zvogëlimi i ndalesës nuk duhet të shihet si “miratim” i sjellës së Rusisë.

Ndalesa tani do të vlejë deri më 16 dhjetor 2022. Ky vendim i ndalon Rusisë garat në Lojërat Olimpike dhe ato Paralimpike të Tokios, të cilat janë shtyrë për vitin e ardhshëm, si dhe në Kupën e Botës, Katari 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button