Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen, FFM-ja mbeti pa një sponsor
Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen, FFM-ja mbeti pa një sponsor

Gazetare: Ajnur Bafqari
Qasja e kreut të Federatës së Futbollit në Maqedoni, Muhamed Sejdini ka bërë që sponsorët si Video Lotaria Shtetëroren Casinos Austria të ndërpret marrëveshjen për sponsorisim. Të njëjtën e thonë edhe burime brenda FFM-së në rrethana anonime, duke shtuar se listës së Casinos Austria do t’i bashkohen edhe sponsor të tjerë. Paraprakisht marrëveshjen me FFM-në e shkëputi edhe “TV Arena Sport” për arsye të njëjta dhe motive që ndërlidhen me qasjen dhe sjelljet e kreut të federatës.
Ditë më parë Casinos Austria njoftoi zyrtarisht se marrëveshja për sponsorisim prishet për arsye të vendimit të Qeverisë e cila javën e kaluar mbylli lojërat e fatit në internet.
“Marrëveshja prishet për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe kushteve të cilat ofruesi (Casinos Austria) nuk ka mundur t’i pres dhe parashikon para prishjes saj. Ato burojnë nga interpretimi autentik i nenit 7 të Ligjit mbi lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse i sjell nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në gusht të vitit 2024”, njoftojnë nga Video Lotaria Shtetërore Casinos Austria.
Marrëveshja mes Casinos Austria dhe FFM-së ishte arritur në mars të këtij viti. Pakti parashikonte sponsorimin e këtij subjekti për dy vite me nga 300 mijë euro dhe ishte arritur në kohën kur FFM-ja po përballej me krizën më të madhe financiare që nga themelimi i saj. /Alsat.mk