Çavi do të përdorë Arauhon që të ndalojë Viniciusin

Barcelona do të përballet me Real Madridin në një “El Clasico” parasezonale që do të zhvillohet në Dallas. Loja vjen si një mundësi për Barçën për të riparuar dëmin e shkaktuar në reputacionin e saj pas humbjes 5-3 nga Arsenali.

Sipas “Diario AS”,  trajneri Çavi synon të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe kjo është arsyeja pse ai do të përdorë formulën e tij ‘anti-Vinicius’ e cila përfshin përdorimin e Ronald Arauho-s në krahun e djathtë. Ky i fundit shpesh ka dëshmuar të jetë një “antidot” për Vinicius dhe vrapimet e tij në atë krahun e majtë për Real Madridin.

Çavi gjithashtu mund të bëjë disa ndryshime taktike lidhur me atë se kush fillon në mesfushë dhe në mbrojtje. “El Clasico” e parë do të nis në orën 23.00.

LEXO EDHE:

Back to top button