Çavi Hernandez: Duhej të kishim fituar ndeshjen në Napoli

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, mendon se rezultati më i drejtë do të ishte fitorja e tyre pas barazimit 1-1 në Ligën e Kampionëve me Napolin.

Levandovski hapi rezultatin në pjesën e dytë, por kur ndeshja po shkonte drejt fitores, ashtu nuk mendoi edhe Viktor Osimhen, i cili barazoi shifrat dhe në fund ndeshja u mbyll baras.

“Jemi pak të trishtuar për rezultatin, duhet ta kishim fituar ndeshjen”, ka thënë fillimisht Çavi për “Amazon Prime Video Italia”.

 

“Napoli mezi arriti diçka në sulm, ne i lejuam vetëm një shans. Këto janë ndeshjet që duhet të fitojmë, mendoj se rezultati më i drejtë do të ishte fitorja jonë. Pasi ne morëm epërsinë, ata u zgjuan, pikërisht kur ne duhej të kishim vrarë lojën. Kjo është Liga e Kampionëve. Më pëlqeu shumë paraqitja e ekipit, pashë përparim si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Paraqitja ishte më se e mirë, thjesht duhej ta përfundonim atë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Barcelonë më 12 mars, por jo në “Camp Nou”, pasi po i nënshtrohet rinovimit, kështu që në vend të kësaj do të luhet në stadiumin olimpik.

LEXO EDHE:

Back to top button