Çavi Hernandez ishte afër që të vesh fanellën e Milanit?!

Ishte viti 1998 dhe në mesfushën e Barcelonës B, po spikat një talent i ri nga Kantera. Quhet Çavi Hernandez. Lojtari ende nuk mund të futet në ekipin e parë për shkak të kaq shumë konkurrence atje. Adriano Galliani nuhat potencialin e këtij talenti dhe përgatit një ofertë monstruoze, i bindur se ka të ardhme të garantuar.

Sipas “Marca”, Milani i ofron Barcelonës 250 milionë peseta dhe një vilë, kontratë 5-vjeçare dhe punë për babain e tij, por mbi të gjitha një vend në ekipin e parë të riut Çavi. Ofertë që vërtet e josh babain e djaloshit të ri, por është nëna, tifoze e madhe e Barcelonës, që nuk pajtohet kategorikisht. Ajo kërcënon me divorc nga burri i saj nëse Çavi tenton të largohet nga Blaugrana-t.

Që nga ai episod, një nga mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit fitoi 8 kampionate në Spanjë, 3 Kupa tëtSpanjës, 6 Superkupa Spanjolle, 4 Liga të Kampionëve, 4 Superkupa të Evropës, dhe 3 Botërorë për Klube me fanellën e skuadrës katalanase. /Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button