Çavi Hernandez, para Roberto Martinezit dhe erik Ten Haag

Si asnjëherë më parë viteve të fundit Barcelona ndodhet në pozitën e shtatë në La Liga pas pesë xhirove të parë. Kjo ka shtyerë drejtuesit e klubit, në krye me Joan Laporta që të mendojnë për një trajner të ri në ekip, pasi besimi I tyre në Ronald Kuman është zbehur shumë.
Sipas gazetës ‘Marca’, ‘Blaugranët’ po mendojnë ta marrin legjendën e tyre Çavi Hernandez në postin e trajnerit. Megjithatë, Çavi duket se nuk është plotësisht i bindur të largohet nga ekipi i tij “Al Sadd”, ku ka arritur suksese mjaft të mëdha në Katar edicionet e fundit.
Shkarkimi i Kumanit nga Barça thuhet se është shumë afër të ndodhë, përveç Çavit si zëvendësues të mundshëm të tij po përmenden edhe emra si Roberto Martinez dhe Erik Ten Haag.