Çavi: Jemi gati për “luftë” ndaj PSZH-së dhe Real Madridit

Barcelona fitoi në transfertë ndaj Kadizit me rezultatin 0-1 falë një goli të  Zhoao Feliksit, duke qëndruar në garë për LaLiga-n, edhe pse për momentin bluagranat janë tetë pikë pas Real Madridit. Pas sfidës, trajneri Çavi Hernandez vlerësoi në maksimum impenjimin e lojtarëve të tij, ndërsa theksoi se skuadra është në momentin më të mirë të sezonit dhe është gati për “luftë” në sfidat ndaj Paris Sen Zhermenit në Ligën e Kampionëve dhe Real Madridin, fundjavën e ardhshme.

“Skuadra u tregua shumë profesioniste dhe serioze, duhej të vazhdonim me fitoret për të vendosur në presion Realin. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe besoj te familja që jemi. Jemi përmirësuar në total, tani mbrojmë dhe sulmojmë shumë më mirë.

Kemi ambicie dhe besoj se ekipi është në momentin më të mirë të sezonit. Nuk humbasim prej tre muajsh dhe duhet që këtë moment ta shfrytëzojmë. Jemi gati për “luftë” ndaj PSZH-së dhe më pas ndaj Realit. Është pjesa më e bukur dhe emocionuese e sezonit. Duam të arrijmë diçka madhështore dhe kemi në “dorë” skenarin perfekt”, u shpreh Çavi.

LEXO EDHE:

Back to top button