Çavi: Jemi në rrugën e duhur, do të përmirësohemi

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Mestalja përballë Valencias. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në La Liga për katalunasit pas humbjes javën e kaluar në shtëpi nga Xhirona. Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka folur pas ndeshjes duke thënë se për ta ishte si një finale dhe një pikë është e pamjaftueshme.

“E njëjta gjë si javën e kaluar i ndodh sërish efikasitetit tonë. Ndaj Valencias kemi humbur dy pikë. Një pikë ishte e pamjaftueshme, ishte një finale. Jam i qetë, me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë. Jemi në rrugën e duhur. Kishte ndjenja shumë të mira në lojë, do të përmirësohemi”, tha ndër të tjera numri një i stafit të Barcelonës.

Barcelona tani e sheh vetën gjashtë pikë larg liderit Xhironës pas 17 xhirove, edhe pse kryesuesit aktual të La Ligas kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Në xhiron e ardhshme që zhvillohet në mesjavë, katalunasit do të përballen me Almerian, ku synojnë të rikthehen te fitoret.

LEXO EDHE:

Back to top button