Çavi: Jemi të lumtur me fitoren, por jo me lojën

Barcelona fitoi 0-1 në Madrid përballë Realit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit. Çavi është i kënaqur me suksesin në sfidën e parë, aq më tepër ndaj “armiqve” të Realit.
“Rezultati është shumë pozitiv, por është edhe ndeshja e kthimit. Jemi të kënaqur. Ia dolëm t’i kufizonim. Ata janë një skuadër që krijojnë shumë raste për gol. Por ndaj nesh e krijuan rastin e parë të rrezikshëm në 89’. Fituam shumë duele ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë.
Sigurisht që nuk e dominuam ndeshjen. Jemi të lumtur me fitoren, por jo me lojën. Do të bëjmë pak ndryshime në ndeshjen e kthimit.
Është avantazh të luajmë përballë tifozëve tanë, por ky Real është shumë i fortë. Të njëjtën gjë do të thoja edhe nëse do të kishim humbur. Duam të kualifikohemi në finale”, u shpreh Çavi.