Çavi: Kjo ndeshje është jetike për mua dhe futbollistët

Xhirona i ka dhënë një asist Barcelonës me barazimin përballë Alaveshit të premten në mbrëmje. Trajneri Çavi e di fare mirë një gjë të tillë. Prandaj ka qenë i qartë me ekipin para takimit me Sosiedatin, duke theksuar se nuk pret ndonjë gabim.
“Kjo ndeshje është një mundësi shumë e mirë për ne për t’u kthyer përsëri në vendin e dytë në renditje. Ne varemi sërish nga vetja pas barazimit të Xhironës në Vitoria. Sosiedadi është një rival shumë i vështirë për vetë mënyrën se si ata luajnë. Por do të ishte një zhgënjim, do të ishte një hap prapa për ne në rast se nuk do të fitojmë. Kjo ndeshje është jetike për ne, vendi i dytë do të thotë shumë dhe fitorja do të thoshte shumë për të arritur atë,” tha në fillim Çavi.
Gjatë konferencës para ndeshjes kundër Sosiedadit, trajneri i Barçës dërgoi një mesazh të qartë “autokritike në staf” në lidhje me menaxhimin e disa ndeshjeve gjatë një sezoni që do të mbyllet pa trofe.
I pyetur për arsyet që shpjegojnë, për shembull, pse numri i golave të pësuar është dyfishuar në krahasim me sezonin e kaluar, Çavi u tregua shumë i prerë për përgjegjësinë e tij.
“Ne si staf kemi dështuar. Ka pasur dhe arsye të tjera, si mungesa e një mesfushori fiks në qendër. Por brishtësia është një gabim i imi dhe gjithashtu i stafit tim”, insistoi ai.