Çavi: Me vendimin e marrë për tu larguar, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë

Që kur Çavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”.

Levandovski dhe shokët e tij kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Napolin, fituan ndeshjen e parë me PSZH-në, si dhe kanë krijuar një vazhdimësi rezultatesh pozitive në La Liga, ku Reali mbetet ndjeshëm i shkëputur.

Por pse?

Çfarë ka ndodhur me Barcelonën që kur Çavi zyrtarizoi lamtumirën e tij? Këtë mundohet ta shpjegojë vetë trajneri katalanas, duke folur në konferencën për shtypin para ndeshjes me Kadizin

“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë.”

Çavi, gjatë konferencës foli edhe për “El Clasico”-n, që do të zhvillohet  javën e ardhshme.

“Rezultati nuk do të ndryshojë sezonin tim. Jam më tepër i shqetësuar për lodhjen. Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të duhet ta harrojmë për një moment Ligën e Kampionëve dhe të fokusohemi në La Liga. Për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse do të kishim shansin të fitonim kampionatin. Nëse do të humbasim, do të jem i dënuar t’ia japim titullin Realit të Madridit. Jemi në një moment të mire,” tha mes tjerash Çavi.

LEXO EDHE:

Back to top button