Çavi: Nuk ka përfunduar asgjë, Reali është ende në garë

Me fitoren 3-0 përballë Seviljas, Barcelona e ka thelluar në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit, gjithsesi, në konferencën për shypin trajneri Çavi Hernandez e ka bërë të qartë se ende nuk është bërë asgjë dhe se “Los Blancos” janë kandidatë të fortë për titull.

 

“Ne shikojmë diferencën e pikëve, por si po luajmë, besimin, lojën e mirë, rezultatin. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, në përgjithësi. Ishte një ditë për të guxuar.

Zhordi na jep shumë në sulm, është pasues i fundit i jashtëzakonshëm. Ai arrin me lehtësi në shtyllën e largët… na jep shumë në sulm. Jam shumë i lumtur për të.

Rafinja?

Pavarësisht se ka kritika nga jashtë për të, ne e vlerësojmë performancën jo vetëm për gola dhe asistime. Ai rikuperon topa, është intensiv dhe kjo është një garanci suksesi për ekipin, tha mes tjerash Çavi Hernandez.

 

Çavi poashtu foli edhe për garën me Real Madridin dhe lëndimin e Serhio Busketsit.

 

“Real Madridi mund ta fitojë. Ne nuk mund ta ulim vigjilencën. Të dielën do të luajmë në një fushë ku Reali humbi (Villareal). Çdo ndeshje e mbetur do të jetë një luftë, kanë mbetur 18 dhe është e qartë se asgjë nuk ka mbaruar.

Nesër do të bëhet një ekzaminim përfundimtar. Koha e riaftësimit varet nga shkalla e ndrydhjes, do të jetë një gjë ose një tjetër.

Ne kemi kapacitete, por duhet ta demonstrojmë forcën tonë. Fusha do të tregojë nëse jemi gati për t’i fituar trofetë, por jemi në një moment të mirë, pa dyshim, ” përfundoi Çavi./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button