Çdo vit në Zimbabve kontrabandohet ar në vlerë prej 1.5 miliard dollarëve

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) njoftoi se në Zimbabve e cila ndodhet në krizë ekonomike dhe politike kontrabandohet çdo vit ar në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.

- Advertisment -

Në raportin me temë “Jo çdo gjë që shkëlqen është ar: Trazirat në sektorin minerar të Zimbabves” të publikuar nga ICG, thuhet se forcat e sigurisë janë të pamjaftueshme kundër kontrabandimit të arit.

“Parashikohet se çdo vit në Zimbabve kontrabandohet çdo vit ar në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë” thuhet në raportin në fjalë.

Në raportin ku tërhiqet vëmendja se ari i kontrabanduar dërgohet më së shumti në Dubai, vihet theksi se qeveria duhet të kryejë reforma për çështjen e minerareve dhe se duhet të inkurajojë që punimet në këtë sektor të kryhen në mënyrë ligjore.

Masat e pamjaftueshme të sigurisë dhe sulmet e armatosura kanë shkaktuar rritjen e paligjshmërisë për minierat, njoftohet më tej në raport.

Ndër të tjera në raport theksohet se “Qeveria duhet të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për artizanët e arit dhe se duhet të paguajë në standardet botërore prodhuesit”.

Në 2023 vendi parashikon të arrijë mbi 4 miliardë dollarë nga ari

Rezervat aktuale të arit në Zimbabve e cila ka minierat e arit më prodhuese në botë, kryhet prodhim aktiv në masën 25 për qind.

Me hapat që ka hedhur, qeveria synon që në vitin 2023 të arrijë mbi 4 miliardë dollarë të ardhura nga ari.

Në vendin ku për shkak të mosveprimit menaxhohen një numër i madh i minierave të paligjshme, shpeshherë shënohen shembje të minierave.

Po ashtu në ekonominë e vendit ndikojnë negativisht edhe sanksionet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Zimbabves.

Gjatë këtij procesi teksa dëmtohen sektorët të tillë si bujqësia dhe ajo e minierave, thuhet se zhvlerësimi i shpejtë i monedhës vendase ka shkaktuar hiperinflacion.

LEXO EDHE:

Back to top button