CDU humb zgjedhjet në Gjermani, për qeverinë do të nevojitet koalicion

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani përmbysin bllokun CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, për t’i dhënë një fitore të ngushtë socialdemokratëve dhe kandidatit të tyre. SPD-ja ka siguruar 25.7% të votave, duke shtyrë në vend të dytë konservatorët e Merkelit me 24.1%. Të gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, dhe u rreshtuan të tretët me 14.8%. Këto shifra megjithatë tregojnë se për krijimin e ekzekutivit do të nevojitet një koalicion, edhe pse më herët Scholz qe shprehur se partia e tij kishte mandat të qartë për të qeverisur. Exit poll-et e kishin paralajmëruar diçka të tillë, por këto zgjedhje u konsideruan kaq të paparashikueshme, dhe rezultati i tyre nuk do të ishte fundi i historisë. Merkel do të qëndrojë në postin deri në formimin e koalicionit, e kjo mund të zgjasë deri për Krishtlindje.

LEXO EDHE:

Back to top button