Celina nga Franca kalon në Premier Ligën e Anglisë

Stouk Siti ka njoftuar afrimin e Bersant Celinës në huazim për gjashtë muaj nga skuadra franceze Dizhon. 26-vjeçari kosovar bëhet nënshkrimi i dytë i klubit anglez në afatin kalimtar të janarit, ku Celina kthehet në futbollin anglez pas periudhave me Man. Sitit, Suonsi dhe Ipsuiç më herët në karrierën e tij.
Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpasa, ku bëri 18 paraqitje në top ligë. Trajneri Aleks Neil dhe drejtori teknik Riki Martin tha kishin fjalë të mëdha për Celinën. Stouk Siti është në vendin e 18-të në Championship me 33 pikë.