Çellsi, Arsenali e Totenhami në rundin tjetër, eliminohet Junajtedi

Skuadrat e Çellsit, Arsenalit, Totenhamit dhe Uest Hemit, siguraun kualfikimin në 1/8 e finales në Liga Kupën e Anglisë, ndërsa befasinë më të madhe e përgatiti Mançester Junajted, që u eliminua në rundin e parë të kësaj gare.

Çellsi, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, mundi Aston Villën përmes penaltive me rezultat 4-3. Në anën tjetër edhe Totenhami ka triumfuar ndaj Vulverhamptonit, pas penalltive, pasi pjesa e parë u mbyll 2-2. Pas ekzekutimit të 11-metërshave, Spurs arriti deri te fitojra me rezultat 3-2.

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj AFC Vimbledonit.

Lakazette nga penalltia kalon në epërsi skuadrën londineze, ndërsa në minutën e 77-të, Arsenali gjen qetësinë kur Smith Roëe shënon për 2:0 dhe Nketiah (87) vulos fitoren në 3:0.

Ndërkohë Man. Junajted u paraqit pa Kristiano Ronaldon duke pësuar humbje si vendas, me rezultat 1:0 nga Uest Hami. Lanzini ishte autor I golit të vetëm në “Old Traford”, pas së cilës “çekanët” kalojnë në 1/8 e finales në Liga Kupën e Anglisë.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara sonte në Liga Kupën e Anglisë.

LEXO EDHE:

Back to top button