Skuadra e Çellit ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Lille-s, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pasi fituan me rezultat 2:0 në “Stamford Bridge”, “Blutë” morën fitore edhe në ndeshjen si mysafir me rezultat 1:2,
Ndeshja nisi më mirë për Lillen, që gjeti golin përmes Yilmaz, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (38′). Pas golit të pësuar, Çellsi nisi të dominoi në posedim dhe në fundin e pjesës së parë, barazuan rezultatin përmes Kristian Pulishiçit, që shënoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Zhorginjo (45+3). Fitoren, Çellsit ia siguroi kapiteni Cesar Azpilikueta duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Mejson Mount (71′).
Kështu, Çellsi kalon tutje, ndërsa kundërshtarin në çerekfinale do e mësojë pas hedhjes së shortit këtë të premte.








