Çellsi barazon me Njukasëllin në SHBA

Çellsi dhe Njukasëll kanë zhvilluar një miqësore luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dueli i zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium“, ka përfunduar baras 1-1, me dy skuadrat që realizuan golat në pjesën e parë.
Vetëm pas 12 minutave lojë, londinezët kaluan në avantazh, ku talenti holandez Ian Maatsen asistoi për mrekulli te Jackson i cili realizoi bukur për 1-0.
Dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, derisa goli i barazimit për ‘laraskat’ erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Anthony Gordon asistoi bukur te Miguel Almiron i cili me një gjuajtje të fortë barazoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë dy trajnerët inkuadruan futbollistë të tjerë në fushë dhe gola më nuk pati.