Çellsi blen talentët brazilian dhe i huazon në Francë

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, specialist në tregun e transfertave, sulmuesit brazilianë Angelo Gabriel (Santos) dhe Deivid Uashington, të dy 18 vjeç, nuk do të luajnë për Çellsin këtë sezon.
Pronari i klubit londinez, multimilioneri Tod Boehli, i cili së fundi ka blerë Strasburgun në Ligue 1, do ta përdorë këtë klub si një platformë për të rinjtë që premton se do të mund të luajnë rregullisht dhe të fitojnë përvojë në futbollin evropian, kështu që të dy sulmuesit do të huazohen në Francë.
Kujtojmë se Çellsi ka siguruar tashmë shtatë përforcime, por premton, ashtu si sezonin e kaluar, të mos ndalet këtu. Deri më tani, klubi londinez kanë blerë shtatë futbollistë, që janë: Diego Moreira, Robert Sançez, Kristofer Nkunku, Nikolas Xhekson, Aksel Disasi, Lesli Ugochuku dhe Angelo Gabriel.
Sezonin e kaluar “blutë” përfunduan në vendin e 12-të dhe deri më sot, manjati 49-vjeçar, i ardhur në Londër në fillim të sezonit të kaluar, ka shpenzuar tashmë 800 milionë euro për përforcime.