Çellsi është kampion i ri i Evropës

Skuadra e Çellsit është kampioni më i ri i Evropës, duke mposhtur kështu Man. Sitin me rezultat 1-0. Kai Havertz ishte autor i golit të vetëm që vendosi gjithçka në këtë ndeshje, i cili erdhi në minutën e 42-të pas një asistimit të Mejson Maunt.

 

Çellsi u tregua një skuadër më e rrezikshme se sa Man. Siti gjatë gjithë ndeshjes, gjë që rezultoi në fund edhe ta fitojnë takimin. Tiago Silva u largua nga loja në minutën e 39-të, mirëpo në fund skuadra e drejtuar nga Thomas Tushel arriti që të fitojë ndeshjen dhe kësisoj të shpallet kampioni më i ri i Evropës. Çellsi tani është skuadra e cila ka dy trofe të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button