Çellsi fiton sfidën kampionale me Lesterin

Skuadra e Çellsit ka mundur 2-1 Lesterin në javën e 37-të të Premierligës në Angli, dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e sfidës së luajtur në Stamford Bridge është mbyllur në 0-0 pas dy golave që i janë anuluar Vernerit për pozicion jashtë loje dhe një prekje të topit me dorë. Në fillimin e së dytës, Rudiger (47′) ka kaluar në avantazh londinezët dhe Zhorginjo (66′) ka dyfishuar avantazhin nga pika e bardhë me penallti.

Goli i “Djelprave” është realizuar në minutën e 76-të nga Iheanaço, i cili është bërë lojtari i parë në histori që ka realizuar në çdo ditë të javës në një sezon e Premierligës. Çellsi është ngjitur në vendin e tretë me 67 pikë, një më shumë se Lesteri.

LEXO EDHE:

Back to top button