Çellsi gati të ndryshojë emrin e stadiumit “Stemford Brixh”

Kompania gjermane “Allianz” është e interesuar për një partneritet të gjatë me klubin e Çellsit në Angli. Kontaktet e para mes palëve kanë nisur prej disa ditësh dhe nga sezoni i ardhshëm në rast se arrihet marrëveshja, Çellsi nuk do të luajë më në “Stemford Brixh”. Emri i impiantit të “Bluve të Londrës” dhe do të quhej “Allianz Brixh”.

Kujtojmë se “Allianz” prej kohësh është e interesuar të investojë tek Çellsi, madje fillimisht gjermanët kërkonin të reklamonin kompaninë e tyre në fanellat e skuadrës, por marrëveshja nuk u arrit dhe nga sezoni i ardhshëm në pjesën e përparme të bluzave do të shkruhet emri i kazinos online “Stake”.

Vlen të theksohet se janë disa klubet me të cilat kompania “Allianz” ka marrëveshje me emrin e tyre që reklamohet në shtatë impiante përreth botës.

Mjafton të përmendim këtu “Allianz Stadium” të Juventus, “Allianz Arena” të Bajern Munihu, “Allianz Riviera” të Nicës në France apo edhe më tej në Sidnej, Minesota, Vjenë si dhe në Sao Paolo.

LEXO EDHE:

Back to top button