Pas humbjes 2-0 të Çellsit ndaj Aston Villas, zërat për dorëheqjen e Graham Poter si trajner i “Bluve” janë rishfaqur. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Poter do të shkarkohet nëse skuadra nuk arrin të mposhtë Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Një nga pretendentët kryesorë për vendin e Poterit është ish-drejtuesi i Bajern Munihut, Julian Nagelsman.
Çellsi është vetëm i 11-ti në renditjen e Premier Ligës. Ndeshjet kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen më 12 dhe 18 prill. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Madrid, ndërsa ndeshja e dytë në Londër.








