Çellsi gati të shkëmbejë Lukakun për Vlahoviçin e Juventusit

Skuadra e Çellsit është e hapur për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm midis Romelu Lukakut dhe Dushan Vlahoviçit. Kjo i ishte propozuar klubit londinez disa muaj më parë, por ata po prisnin një ofertë prej 40 milionë eurosh për sulmuesin belg.
Sipas “Sky Sport Italia”, pozicionimi i Çellsit ka ndryshuar pas dështimit të bisedimeve me Interin dhe me refuzimin e vazhdueshëm të Lukakut për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Trajneri i Juventusit, Masimilano Allegri, e ka vendosur që 30-vjeçari të udhëheqë sulmin e Juventusit dhe nuk është sekret që raporti i tij me Vllahoviçin nuk është më i mirë.
Serbi është gjithnjë e më i frustruar nga taktikat mjaft negative të propozuara nga trajneri italian, ndërsa klubi është i irrituar me problemet e vazhdueshme me lëndime të 23-vjeçarit. Shkëmbimi mes futbollistëve të përmendur besohet se mund të bëhet nëse “Blutë” ofrojnë një shumë të konsiderueshme parash, përveç Lukakut, pasi Vllahoviç vlerësohet me 75-80 milionë euro.