Çellsi i kënaqur me sulmuesin portugez, kërkon blerjen e kartonit

Drejtuesit e Çellsit po planifikojnë se si ta bëjnë skuadrën sërish një ekip fitues. Ruben Amorim thuhet se është trajneri që duan t’i besojnë rolin e trajnerit sezonin e ardhshëm, ndërsa Gavi është objektivi i tyre i madh.

Megjithatë, sipas “Fichajes”, skuadra londineze planifikon të mbajë Zhoao Feliks në listën e tyre. Portugezi i ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit, por ata nuk janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro që kërkon Atletiko Madrid.

Kështu, në këtë ekuacion hyn edhe Romelu Lukaku, i cili nuk do të qëndrojë tek Interi pas huazimit dhe duket se i përshtatet planeve të Diego Simeones./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button