Çellsi ka përpiluar listën e largimeve, mes tyre edhe sulmuesi shqiptarë

Çellsi ka bërë merkaton më të bujshme nga të gjithë klubet e tjera, me miliona euro të shpenzuara në dy merkaton përkatëse gjatë një sezoni. Përsëri, edhe pse plot prurje të reja, blutë e Londrës nuk kanë mundur të gjejnë veten me rezultatet pozitive.

Në fund të sezonit, Çellsi pritet të hapë dyertë për shumë lojtarë të cilët priten të largohen, pasi edhe trajneri i ri që do të jetë në stolin e tyre sezonin e ardhshëm, do ta projektojë ekipin sipas taktikave të tij.

Në listën e largimeve bëjnë pjesë lojtarë si: Kante, Hudson Odoi, Sarr, Loftus Çik, Aubamejang, Havertz dhe shumë të tjerë.

Sipas disa mediave angleze, në listën e largimeve bën pjesë edhe sulmuesi shqiptarë Armando Broja. Për “bomberin” shqiptar ka shumë kërkesa nga klubet e Serie A në Itali, por në përfundim të sezonit dhe në hapje të merkatos verore, gjërat do të bëhen më të qarta./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button