Çellsi kërkon mbrojtësin e Leverkuzenit, gati të harxhojë 70 mln euro

Skuadra e Çellsit nuk e ka nisur mirë as këtë edicion dhe në janar po synohen transferime të mëdha për tu rikthyer skuadra në garë për pjesën e epërme të renditjes. Mbrojtja vazhdon të jetë një problem dhe trajneri Maurisio Poketinjo e di këtë dhe dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit. “Team Talk” ka raportuar se qendërmbrojtësi nga Burkina Faso i Bajer Leverkuzenit, Edmond Tapsoba është objektivi kryesor i londinezëve për repartin e mbrojtjes.

24-vjeçari është një nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Gjermani dhe ndodhet në krye të listës së dëshirave të trajnerit argjentinas për ta forcuar repartin defensiv. Madje mediumi anglez ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit në Londër në afatin kalimtar dimërorë.

Tapsoba këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e Bajer Leverkuzenit. Interesim për të ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez Man. Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button