Çellsi konfimoi largimin e futbollistit të 41-të në merkaton e verës

Çellsi konfirmoi largimin e tyre të 41-të të një vere plot tension, duke huazuar David Datro Fofananë tek AEK-u i Athinës. 21-vjeçari, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me skuadrën e Bërnlejt, ka rënë dakord me AEK-un për ta huazuar lojtarin. Ata gjithashtu do të kenë një opsion prej 20 milionë paundësh për ta blerë sulmuesin nëse ai bën përshtypje të mira. Çellsi e ka shkurtuar seriozisht skuadrën e tyre të fryrë këtë verë, me 40 lojtarë që tashmë janë huazuar, shitur ose liruar nga klubi i Premier Ligës.

Çellsi e transferoi Datro Fofananë nga klubi norvegjez i Moldes për rreth 8 milionë paund në janar 2023, dhe ata do të kenë një fitim të konsiderueshëm nëse AEK vazhdon dhe vendos të nënshkruajë përgjithmonë me futbollistin. Ylli i Bregut të Fildishtë bëri vetëm katër paraqitje në të gjitha kompeticionet për Blutë dhe nuk shënoi kurrë pasi u huazua te Unioni i Berlinit dhe më pas te Barnli.

Por Çellsi ka ende lojtarë të tjerë që kërkon t’i largojë, duke qenë se ka ende merkato të hapura, siç është ajo në Turqi. Ben Çiluell është lojtari më i rëndësishëm që mund të largohet ende nga “Stemford Brixh”, ndërsa Dejvid Uashington, Aleks Matos dhe Harvi Vejl janë ende në dispozicion për shitje ose huazim.

LEXO EDHE:

Back to top button