Çellsi largon lojtarin e padëshiruar te Borusia Bortmundi

Skuadra e Çellsit ka vendosur të largojë mbrojtësin Trevoh Çalobah. Mësohet se 24-vjeçari anglez i është ofruar ekipit gjerman të Borusia Dortmund. Këtë sezon, Çalobah nuk ka luajtur asnjë ndeshje me blutë e Londrës këtë sezon.
Sipas “Bild 24”, pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti dhe transferimi të finalizohet në merkaton e janarit. Edhe Çalobah e ka pranuar këtë transferim, ku shpreson të ndjekë gjurmët e patriotëve të tij Xhadon Sanço e Xhud Belingam, që kanë shkëlqyer me skuadrën e Dortmund.
Çalobah nuk bën pjesë në planet e trajnerit Poketinjo, që ka dhënë miratimin e tij për largimin e mbrojtësit, që dikur ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-21 të Anglisë. Në dy sezonet paraardhëse, lojtari koleksionoi 53 ndeshje e 4 gola me Çellsi. Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë 15-20 milionë euro.