Çellsi më i kënaqur në barazimin 1-1 në Madrid

Gjysëmfinalja e parë mes Real Madridit dhe Çellsit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. ‘Blutë’ gjetën golin e parë përmes Kristian Pulishië në minutën e 15-të, kur ky i fundit vallëzojë përpara mbrojtjes së Real Madridit. Në anën tjetër, golin e barazimit dhe atë të epilogut përfundimtar e shënojë Karim Benzema në pjesën e parë, në minutën e 29-të.

 

 

Gjatë pjesës së dytë, ndeshja ishte e barabartë me një dominim më të vogël të skuadrës së drejtuar nga Zinedin Zidan. Menaxheri i Çellsit, Tomas Tushel mbetet i pamposhtur ndaj skuadrave spanjolle, ku tani ka 3 fitore dhe 4 barazime.

Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 5 maj në “Stemford Brixh” të Londrës dhe do të vendoset finalisti i dytë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button