Çellsi në biseda të avancuara me yllin e Borusia Dortmundit

Çellsi thuhet se ka rritur interesimin për yllin e Dortmundit, Xhejmi Gitens.Skuadra e Enzo Mareska-s po kërkon të përforcojë sulmin e saj ndërsa përgatitet për një vend në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, për herë të parë në tre sezone.

“Mail Sport” kupton se Liam Delap i është nënshtruar tashmë pjesës së parë të vizitave mjekësore përpara se t’i bashkohet “bluve” nga Ipsuiç Taun për 30 milionë funte. Gitens, besohet se ka një klauzolë lirimi prej rreth 50 milionë funtesh, me shumë klube elitare të futbollit evropian që e kanë në shënjestër

Anglezi këtë sezon ka bërë 48 paraqitje me Dortmundin, duke shënuar 12 gola dhe 5 asiste./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button