Çellsi ofron Pulishiçin dhe të holla për sulmuesin e Napolit

Çellsi duket se është duke këmbëngulur seriozisht për të transferuar Viktor Osimhen në “Stamford Brixh” gjatë merkatos së verës. Bomberi nigerian i Napolit, me performancën dhe sasinë e golave të tij të shënuar, ka bërë që shumë klube të mëdha të kërkojnë shërbimet e tij për në merkaton e verës, një prej të cilëve janë blutë e Londrës.
Sipas “Daily Mail”, skudra angleze është gati të ofrojë në pjatë kartonin e Kristian Pulishiçit për të provuar të bindë Napolin të ulë pak vlerën e kartonit të sulmuesit nigerian. Talenti amerikan është në fakt një nga ata lojtarë që do të sakrifikohet nga Tod Boehli për të mbledhur para në merkaton e verës dhe t’i investojë në ndonjë lojtar tjetër, si në ktë rast te Osimhen.
Edhe pse kërkesat për shërbimet e tij janë të larta, herën e fundit që foli presidenti i klubit italian, De Laurentiis, theksoi se Osimhen nuk është në shitje dhe nuk do të largohet në merkaton e verës./abcnews/