Çellsi përmirëson ofertën, Lukaku gati valixhet

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Çellsi ka dërguar një ofertë të përmirësuar prej 120 milionë eurosh këtë herë që nuk inkuadron një lojtar.

Herën e fundit oferta e “The Blues” ishte 100 milionë plus Markos Alonso, por Interi duket se nuk e ka pëlqyer këtë version dhe kërkon më shumë para. Tani, topi ka mbetur në pjesëfushën e Stiven Zhang, i cili do të vendos për fatin e Lukakut.

Presidenti gjendet në “mes dy zjarresh” pasi tifozët e Interit po kërkojnë qëndrimin e Lukakut dhe mbajtjen e premtimeve nga bordi që nuk do të shitet asnjë lojtar tjetër, por në anën tjetër është levërdia ekonomike prej 120 milionë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button