Çellsi sërish në merkato, katër zgjdhje për repartin ofenziv

“Blutë” e Çellsit e kanë vendosur që do të hidhen fuqishëm në sulm, këtë merkato vere, për një “ylli” të ri, në repartin ofensiv, ku deri më tani emrat janë katër, emra të cilët mund të konsiderohen edhe si sulmuesit më të mirë të momentit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike, i pari në listë është “bomberi” i Bajer Leverkuzenit, Viktor Boniface, me 23-vjeçarin nigerian, që po shkëlqen nën drejtimin e teknikut Çabi Alonso, teksa në 23 përballjet e tij të para me “aspirinat” gjermane ka shënuar plot 16 gola, si dhe ka dhuruar 8 asistime për shokët e tij të skuadrës.

Pas Boniface, në listë vjen një tjetër nigerian dhe ai është Viktor Osimhen, me “yllin” e Napoli, që pavarësisht se këtë sezon, nuk po arrin dot të shkëlqejë si në të kaluarin, sërish është një protagonist në sulmin e bluve, ku ka arritur të shënojë 16 gola e të dhurojë 8 asistime, në 23 përballjet e këtij sezoni.

Lista plotësohet nga Ivan Tonej e Benjamin Sesko, me “bomberin” anglez, i cili që prej rikthimit të tij në fushë për shkak të basteve të palejuara sportive i ka treguar aftësitë e tij, në Premier Ligë, duke shënuar 4 gola në 10 ndeshje, ndërsa talenti slloven, vetëm 20-vjeçar konsiderohet, si një përforcim për të ardhmen, teksa në 30 përballjet e këtij sezoni, me “Demat” gjermanë të Lajpcigut ka shënuar plot 11 gola e ka asistuar 1 tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button